Dalibor Jevtiq e zëvendëson Aleksandër Jabllanoviqin në Ministrinë për Kthim

0

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, emëroi sot Dalibor Jevtiçin, në pozitën e Ministrit për Komunitete dhe Kthim, është bërë me dije përmes një komunikate nga kryeministria. Jevtic vjen nga Lista Serbe dhe e zëvendëson në këtë post ish ministrin e shkarkuar Aleksandër Jabllanoviq.
Lista Serbe sipas komunikatës e ka njoftuar Kryeministrin se do të kthehet aktivisht në Parlament dhe në Qeveri nga data 27 prill 2015.
Dje, Kryeministri Isa Mustafa ka pritur në zyrën e tij edhe 4 kryetarët e komunave të veriut, Leposaviqit, Zubin Potokut, Zveçanit dhe Mitrovicës Veriore, ku janë harmonizuar qëndrimet që këto komuna të miratojnë buxhetet e tyre, në përputhje me ligjet e Kosovës, është njoftuar sot nga kryeministria.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here