Dajo

0
ARLIND FARIZI

Kur të shoh ashtu, brenda mua

Lind një zog dhimbjeje dhe malli

Që cicërinë heshtazi varur në një degë shpirti.

Dajo,

Më fal s’mund të qajë, po nxjerr xixa kristali

Që kërcejnë e zhduken në një tingull shiu…

Dajo,

Tani kur unë po shkruaj për ty

Sëmundja yte del e mi vret metaforat

Virusë kriminel që gjuajnë pa gabime…

Dajo,

Kjo poezi është e mbështjellë me një tis pikëllimi

Këtë poezi nuk do e lexosh asnjëherë

Sapo ta mbaroj do e mbys, do e cofë.

Dajo,

E varros çdo metaforë të botës në këmbim

Me shëndetin tënd.

Dajo,

Bëhu më mirë!

Dajo,

Mos ik!

Mos e mbush natën me akthe

Dajo shndërrit!…

Dajo,

Beso në përjetësi,

Sëmundja yt sall një dhimbje është

Një dhimbje që nesër do e shpallim bashkë të paqenë.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here