“Daily Mail” shkruan për Xherdan Shaqirin:“Unë nuk kam ditur se imami ka qenë i dyshuar për terrorizëm”

0

Ata kanë cituar se lojtari të cilin është duke dëshiruar që ta transferojë Stoke City ka pozuar foto me një të dyshuar për terrorizëm, Shefqet Krasniqin.

“Shaqiri gjatë vizitës në Kosovë ka bërë foto me një klerik radikal dhe të dyshuar për terrorizëm”

“Krasniqi është imam në Xhaminë më të madhe në kryeqytetin e Kosovës, ishte njëri nga 15 të arrestuarit në një operacion gjatë shtatorit të vitit të shkuar që cak kishte luftimin e terrorizmit”.

“Krasniqi dyshohet se ka rekrutuar xhihadist për të luftuar në Siri”

Shaqiri ka postuar ne profilin e tij në Facebook duke thënë: “Fotografia me imamin Shefqet Krasniqi ka shkaktuar një bujë të panevojshme”.

“Ai më ka kërkuar një foto, njëjtë sikur që bëjnë mijëra njerëz të tjerë. Bëra një foto, nëse do të refuzoja këtë kërkesë do të ishte e pahijshme nga ana ime” ka thënë Shaqiri, njofton Daily Mail.

“Unë nuk ka ditur se imami ka qenë i dyshuar për terrorizëm. Nuk mund të dijë karakterin e secilit që dëshiron të fotografohet me mua”

“Familja Shaqiri është myslimane, por ne jemi kundër çdo forme të ekstremizmit” ka thënë Shaqiri, transmeton Klan Kosova.

Shaqiri është duke u kërkuar nga Stoke City, kohën e fundit dhe përflitet që sezonin e ri mund të luajë në Preimer League.

shaqiri1

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here