Dafina Berjani: “Synoj të bëhem modele e suksesshme”

0

Modelja e re Dafina Berjani synon që të bëhet modele e sukseshme.  Në një intervistë ajo tregon se idhulli i saj është Heidi Klum. Berjani thotë se i pëlqen shpeshherë të hyjë në botën e librit dhe të ndjejë kënaqësinë e të shijuarit të letërsisë. Ajo tregon se në Kosovë i pëlqejnë bukuritë natyrore dhe afërsia ndërnjerëzore. Berjani tregon që çdo sukses të saj ia dedikon gjyshit të saj.

Kush është Dafina jashtë skenës ku prezantohet bukuria?

Jashtë skenës ku prezantohet bukuria Dafina është një vajzë e thjeshtë , e shoqëruar dhe e dashur për të gjithë.

Cili është drejtimi që do ta studioni?

Drejtimi që kam dëshirë ta studioj është “Dizajn Mode”.

Keni një idol në profesion që ju frymëzon?

Sa i përket fushës së modelizmit idoli që më inspiron është “Heidi Klum”.

Në fushën që lidhet me bukurinë cili është suksesi juaj më i madh?

Mendoj se është ende heret të flasë për suksesin tim më të madhë,sepse jam në fillim të karrierës.Por pa dyshim që në të ardhmen do të jem një modele shumë e suksesshme ,sepse gjithmonë atë që dua e arrijë.

A ndiheni më mirë në Fushë Kosovë a në Prishtinë?

Edhe pse kam lindur në Gjermani, Fushë Kosova dhe Prishina kanë një vend të madhë në zemren time, sepse në Fushë Kosovë jam rritur dhe kam kaluar pjesën më të bukur të jetes time, kurse në Prishtinë kam filluar hapat e parë te modelizmit.

Cili është libri i fundit që e keni lexuar dhe a i kushtoni kohë leximit?

Kam qenë gjithmonë e lidhur me botën e bukur të letërsisë,letërsia më rrëmben në botën e saj.Librat janë të çmueshëm për njeriun sepse bartin tek ne vetëm dituri.Gjithmonë gjej kohë që të lexojë, libri i fundit që kam lexuar është “Pallati i ëndërrave” nga autori i mirënjohur Ismail Kadare.

Çfarë nuk iu pëlqen në Kosovë dhe për çfarë e doni Kosovën?

Ne Kosovë sikur të bëhej rregullimi i sistemit të drejtësis gjendja do të stabilizohej .Ajo çka më pëlqen ne Kosove janë bukuritë e shumta natyrore dhe afërsia në mes njerëzve.

Si është një burrë ideal në mendjen tuaj?

Burri ideal? (Qesh v.j.) Nuk do ta quaja burrë por shok,sepse ajo fjalë më duket sikur ka një peshë shumë të rëndë.Shoku i jetës time dua të jetë një njeri i thjeshtë, i sinqertë,besnik të më respektoj dhe pastaj të më do.

Cilat janë planet tuaja në të ardhmen?

Planet e mia për të ardhmen janë ta mbarojë shkollën me sukses, të bëhem një dizajnere e shkëlqyer. Per sa i përket fushës së modelizmit kam ndërmend të konkuroj në “Miss Fushë Kosova 2015” dhe në garën e madhe “Unë jam top model 4” ,uroj që së pari të kem shëndet dhe pastaj çdo sukses që do e arrij do të ja dedikojë me gjithë zemër Gjyshit tim të ndjerë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here