Daçiq:Mos provoni të luani me Serbinë

0

Serbia është e gatshme që të reagojë shumë ashpër në çdo tentim për destabilizimin e Serbisë, për nxitjen e konflikteve të ndryshme nacionale, akteve terroriste dhe se askush nuk guxon të provojë të luajë me shtetin e Serbisë.

Ka qenë kjo porosia e ministrit serb të Punëve të Jashtme, Ivica Daçiq, derisa po merrte pjesë në tubimin për të shënuar 10 vjetorin e Partisë së Pensionerëve të Bashkuar të Serbisë, raporton “Fonet”.

Ai u ka thënë gazetarëve se Serbia dënon ashpër incidentet e fundit në Maqedoni, transmeton Koha.net.

Edhe Kryeministri serb, Aleksandër Vuçiq, dje bëri një paralajmërim për të gjithë ata që tentojnë të rrezikojnë sigurinë kombëtare, duke u thënë se shteti serb nuk do të rrijë duarkryq ndaj çdo provokimi.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here