Daçiq: “Unë i pari pranova edhe homeseksualët si dhe hapa ekspozitë të viktimave shqiptare”

0

Kryetari i socialistëve Ivica Daçiq ka deklaruar lidhur me 25 vjet nga themelimi i partisë se për PSS pas 25 vjetëve të para nuk mund të thuhet se “kemi mbijetuar”, por që “jemi ndryshuar”, si edhe që kjo parti ka merita që Serbia ka bërë kthesë nga Serbia qiellore deri te Serbia me këmbë në tokë.

“Jo vetëm që jemi bërë më ndryshe, por edhe më të mirë, më të vetëdijshëm dhe më të gatshëm për të mësuar edhe nga gabimet, edhe nga shembujt pozitivë”, ka theksuar Daçiqi për gazetën Danas, transmeton FoNet.

I pyetur se ku është brendia e reformimit të PSS nën udhëheqjen e tij, pas Slobodan Milosheviqit i cili e ka themeluar partinë, Daçiqi ka thënë që PSS mjaft qartë është përcaktuar ndaj të kaluarës së vet, duke përfshirë edhe atë që ka kërkuar falje për vitet e nëntëdhjeta, se partia ka bërë reforma brenda partisë, duke u marrë me gabimet e veta nga të cilat ka marrë mësim.
“Dhe nga ai moment kur e kemi marrë një qëndrim të tillë, ne për çdo ditë po e bëjmë nga një hap të vogël përpara”. Nga kjo shihet edhe fakti që të parët në Serbi në udhëheqësi i kemi pranuar edhe pjesëtarët e Lëvizjes LBGT, ose pikërisht unë e kam hapur ekspozitën në zemër të Beogradit, kushtuar viktimave të shqiptarëve gjatë konfliktit në Kosovë “, ka thënë Daçiqi.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here