Daçiq në Prishtinë, pi kafe me Hashim Thaçin

0

Pjesë e konferencës më të madhe të organizuar në Prishtinë, konferencës ministrore të gjashtë shteteve të Ballkanit Perëndimor, “Western Balkans’ 6” është edhe Ivica Daçiq, ministër i Punëve të Jashtme të Serbisë.
Po ashtu, në mesin e pjesëmarrësve në konferencë janë edhe ministrat e jashtëm dhe ata të infrastrukturës të vendeve të rajonit si dhe Komisionari i Bashkimit Evropian për Politikë të Fqinjësisë Evropiane dhe Negocim të Zgjerimit, Johanes Hahn.
Ndryshe, Kosova është nikoqire e konferencës ministrore të gjashtë shteteve të Ballkanit Perëndimor, “Western Balkans’ 6”, ku do të diskutohen projektet konkrete ekonomike të karakterit rajonal, me theks të veçantë në investimet në infrastrukturë.
Kjo konferencë vjen pas konferencës së Berlinit, të organizuar nga kancelaria gjermane, Angela Merkel, me synim nxitjen e bashkëpunimit ekonomik në mes të vendeve të rajonit./Gazetaexpress/

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here