Daçiq: Gjermania e ka bërë të qartë se s’ka BE pa hapjen e kapitullit të 35-të

0

Ministri serb i Punëve të Jashtme, Ivica Daçiq, ka thënë sot në Bruksel se Serbia do të vazhdojë me qasje konstruktive në dialogun me Prishtinë, sepse ai s’ka alternativë, duke theksuar se do të ishte në interes të të gjithë Evropës që të hapen kapitujt e bisedimeve deri në fund të vitit., transmeton Koha.net

“Serbia dëshiron të bëhet anëtare e BE-së dhe në dy pista është duke e vazhduar këtë rrugë. Natyrisht se vazhdimi i dialogut me Prishtinën do të jetë kriter kyç për hapjen e kapitujve, para së gjithash, kapitullit të 35”, ka thënë Daçiq për mediat serbe. Daçiq ka theksuar se qëndrimi i Gjermanisë është se nuk mund të hapen kapituj tjerë para këtij, pra të 35-it.

Ndërkaq, për sa i përket dialogut me Prishtinën, dhe raundit të djeshëm prej të cilit nuk u arrit asnjë marrëveshje, Daçiq ka thënë se për këtë fajtore ka qenë pala kosovare e cila, sipas tij, “nuk ka dashur t’i zbatojë disa pjesë të marrëveshjes së Brukselit, sidomos kur është fjala për Asociacionin”.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here