Daçiq: “E përdhosën Katedralën Ortodokse në protestë, nuk janë për UNESCO”

0

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, tha të hënën se përdhosja e Katedrales Ortodokse në Prishtinë gjatë protestës së 9 janarit të opozitës, dëshmoi se Serbia kishte të drejtë kur e kundërshtoi fuqishëm pranimin e Kosovës në UNESCO.

Sipas tij, “shqiptarët jo vetëm që nuk janë të aftë të mbrojnë trashëgiminë kulturore e fetare serbe në Kosovë, por po e shkatërrojnë sistematikisht atë”.

“Këto akte vandale jo vetëm që bien ndesh me parimet e UNESCO-s, por meritojnë edhe dënimin më të madh nga të gjithë aktorët ndërkombëtarë”, tha Daçiq.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here