Cyrihu, i dyti në botë për nga kualiteti jetësor, pas Vjenës

0

Veç Cyrihut, në top dhjetëshin e listës, nga qytetet zvicerane janë edhe Gjeneva, në vendin e tetë dhe Bazeli në të dhjetin. Ndërsa kryeqyteti i Zvicrës, Berna, është në vendin e 14-të.

Cyrihu, ka tash disa vite me radhë që “lufton” për vendin e parë në botë sa i takon kualitetit jetësor që u oofron qytetarëve të tij. Dhe në këtë garë viteve të fundit, ai zë “vetëm” vendin e dytë, pasi që të parin e ka Vjena, kryeqyteti i vendit fqinj të Zvicrës, Austrisë. Kjo është përsëritur edhe këtë vit, pra Cyrihu ofron kualitetin më të mirë jetësor në botë…, pas Vjenës. Në vendin e tretë janë Mynihu i Gjermanisë dhe Auckland i Zelandës së Re, shkruan SDA.

Këtë vlerësim e ka bërë kompania këshillëdhënëse Mercer, duke u bazuar në 39 kritere të ndryshme dhe në këtë listë Vjena zë vendin e parë tash 9 vite me radhë, transmeton albinfo.ch. Ajo që e bën dallimin mes Vjenës dhe Cyrihut, sipas Mercer, është oferta kulturore më e pasur e metropolit austriak ndërsa kësaj i kontribuon edhe cilësia e transportit publik dhe ofertat për kalimin e kohës së lirë.

Mynihu si qytet i tretë në listë për nga kualiteti jetësor ka bërë viteve të fundit përpjekje të mëdha për të tërhequr talentet dhe ndërmarrjet. Po ashtu ka investuar në vazhdimësi në infrastrukurën Hightech si dhe ka promovuar institucionet kulturore.

Mercer ka futur në listë 231 qytete të mëdha të gjithë botës dhe i ka radhitur ato sipas kritereve që janë: përkujdesja shëndetësore, oferta e trafikut, pastërtia e ajrit, siguria, stabiliteti politik etj, përcjell albinfo.ch. Studimi u referohet qeverive dhe ndërmarrjeve të cilat i dërgojnë punonjësit e tyre për të punuar jashtë vendit.

Në fund të listës, pra qytetet me kualitetin më të ulët jetësor janë: Bagdati (Irak) në vendin e 231-të, Bangui (Republika e Afrikës Qendrore) në vendin e 230-të, Sanaa (Jemen), në vendin e 229-të dhe Port-au-Prince (Haiti) në vendin e 228-të.

Veç Cyrihut, në top dhjetëshin e listës, nga qytetet zvicerane janë edhe  Gjeneva, në vendin e tetë dhe Bazeli në të dhjetin. Ndërsa kryeqyteti i Zvicrës, Berna, është në vendin e 14-të.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here