Çun Lajqi për demarkacionin Kosovë-Mal i Zi:”Heshtje morti ju raftë o kabinet dështakësh”

0

Në lidhje me vijën kufitare mes Kosovës dhe Malit të Zi ka reaguar edhe aktori Çun Lajçi, i cili përmes profilit të tij në rrjetin social “Facebook” ka shprehur mllefin ndaj politikanëve kosovarë.

Ai ka thënë se kjo pjesë nuk duhet t’i jepet Malit të Zi, pasi që është e Kosovës dhe se sipas tij, në këtë pjesë një ditë Mali i Zi mund të ndërtoj një pikë turistike e terene skijimi.

Lajçi ka thënë se është turp për politikanët tanë që siç ka shkruar ai “Turp te rrini si Strucat për një kafshatë me të mirë se ne që sorollatemi e nuk e kemi fuqinë e fjalës dhe të votës! Heshtje morti ju raftë o Kabinet Deshtakësh!”.

Reagimi i plotë i Çun Lajçit:

HESHTJE MORTI JU RAFTË O KABINET DËSHTAKËSH!

Me vjen keq që me duhet të shpreh indinjatën time këtu në Fb ( sepse fushëveprimtari tjetër nuk me ka mbetur ) lidhur me kufirin Kosovë Mal i Zi dhe ta përmbaj vetën time e t’mos ju shaj,(sepse frigohem se Ju edhe të sharat do ti merrni për lavde),por megjithatë po ju them se tokën që ua ka lënë baba mund të ja falni edhe Krajl Nikolles së vdekur,por bjeshkët plot lavde e plot gjak e eshtra të Rugovës nuk keni të drejt,sepse do të çuditej edhe vet Mark Milani n’varr( i cili nuk e kaloi kurrë Limin,e lërë më Livadhet e Bukura)dhe do thoshte:”Po përse atëherë luftuam në Previ e nuk luftuam të liqeni i Leqenatit!

Përse mu mbytën ushtarët në Lim e jo në Lumbardh të Bjelluha!Përse luftuam në Nokshiq e jo ne Kuqishtë!”

Si mund të përmbahem e t’mos ju quej INJORANT të llojit të vet që rrini e bëni sihariq me vijat kufitare të cilat kanë zbritur edhe në Bogë pa u shqetesuar fare per qinda hektar pyjesh,kullosash e luginash gjelberoshe.Edhe Liqenin e vetëm që e patem e kan ndarë përgjysmë!

A nuk ju shkon mendja se nesër aty Mal I Zi do të ngre objekte turistike e terene skijimi-ato te cilat Ju as qe i ënderroni

Po si nuk ju vjen turp prej Ali Lajqit i cili është i vetmi dhe vetëm i VETMI që lufton për ato vija ku ishin të garantuara edhe me Kushtetutën e 74 dhe i cili nuk ka as një interes personal ( ai katundin e vet,Malaj, e ka të pacenueshem) por lufton për tokën shqiptare,për trojet që i patem me shekuj.

Turp te rrini si Strucat për një kafshatë me të mirë se ne që sorollatemi e nuk e kemi fuqinë e fjalës dhe të votës! Heshtje morti ju raftë o Kabinet Deshtakësh!”, ka shkruar aktori Çun Lajçi.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here