Çun Lajçi: “Përjetimi im me paramilitarët e PDK-së”

0

Aktori Çun Lajçi ka kujtuar një histori të pakëndshme. Ai paslufte kishte marrë pjesë në një tubim parazgjedhor ku po prezentonte edhe ish-kryetari i LDK-së njëherësh edhe president i Kosovës, Ibrahim Rugova. Çuni i kishte vënë plisin në kokë atij, por menjeherë pas tubimit ai rrëfen se ishte marrë nga anëtarë të PDK-së dhe ishte “gjykuar” për ato që kishte bërë.

Postimi i plotë Lajçit:

Ja dhurata ma e mirë e jetës sime të cilën ma dergoi Avni Rexhaj nga Amerika. Ishin zgjedhjet e para pas luftës dhe mua me ftoj i ndjeri Xhemajl Mustafa që ti nderoja me nji recitim në sallën e sporteve 1Tetori në Prishtinë.

Dola me monologun e plisit”. Ta gjenë ty baca kokën që s’ta ka shoqin në Shkup as në Shkodër”, dhe pa një pa dy u afrova dhe ja bana me shnet dr. Ibrahim Rugovës e salla u ngrit në këmbë. U ngrit dhe Presidenti e njerëzit filluan ti digjnin këmishat nga gëzimi.

 

Ishte përjetimi im më i bukur dhe më i hidhur. Sepse të nesërmen me morën militantët e Hashimit dhunshëm dhe me derguan në selinë e PDK që ta “paguaj gjynahin”që e kisha ba. E ke flliqur plisin me than, se ja ke vu n’krye shkaut!!!.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here