Çun Lajçi i kushton poezi prekëse mikut të tij të vrarë në Kumanovë Beg Rizës

0

Aktori i njohur Çun Lajçi vjen edhe një poezi emocionale, por kësaj here ia kushton mikut të tij të vrarë.

Në fakt, aktori ia ka kushtuar një poezi Beg Rizës, të vrarë nga forcat policore maqedonase në luftimet që u zhvilluan me 09 dhe 10 maj në Lagjen e Trimave në Kumanovë, transmeton Telegrafi.

Kujtojmë se mediat kanë raportuar se në konfliktin e armatosur në Kumanovë është raportuar se kanë vdekur tetë policë dhe 14 civilë. /Telegrafi/

Të vranë Beg Riza, të vranë!
Rrjedhë lumi
(Begut,shokut tim )
Mi ktheni rrugët andej
Lumin ma leni të rrjedhë
Zemrës sime pa dallgë,
Stërkalat na bënë
Gjithëherë pikë e pesë!
Ëndërrat e bardha ua le
Juve që jetuat ner lule!
Dallandyshet nëse ikin
Foletë mos ua prishni.
Pranvera vjen përseri
Ju mjaftojnë mbase dy gur
Tri dërrasa e një grusht Dhé
Të ma bëni një shtëpi!

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here