Carlo , i cili është pjesë e stafit të trajnerëve në Chelsea, ka thënë se çdo trofe është shumë i rëndësishëm për Chelsean

Chelsea të mërkurën luan ndaj Tottenhamit në kuadër të gjysmëfinales në Carabao Cup”, transmeton Gazeta Express.

“Gjithmonë është i rëndësishëm trofeu i parë i stinorit. Ke shansin ta fitosh në  shkurt, dhe pastaj mund të kesh një përfundim më të mirë në fund të stinorit”, ka thënë Cudicini.

“Si klub, ne i konsiderojmë të gjithë trofetë të rëndësishëm, dhe ne kemi mundësinë që të shkojmë në finale dhe dëshirojmë që të bëjmë mirë”.

Klubi londinez aktualisht është në pozitën e katërt në tabelë me 44 pikë, katër më pak se rivali lokal, Tottenham.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here