Cruyff: Buffon e meriton Topin e Artë më shumë se Messi

0

Legjenda e futbollit, Johan Cruyff, ka thënë se portieri i Juventusit, Gianluigi Buffon, e meriton më shumë Topin e Artë 2015 se sulmuesi i Barcelonës, Lionel Messi.

Cruyff, i cili në karrierën e tij e ka fituar tre herë këtë çmim, beson se portieri italian ka pasur një vit më konsistent, edhe pse humbi nga Barcelona e Messit në finale të Ligës së Kampionëve.

“Messi po luan shumë mirë, por për ta fituar Topin e Artë llogaritet i tërë viti dhe Buffon padyshim se është në garë për ta fituar këtë çmim në vitin 2015”, ka thënë fillimisht 68-vjeçari për Tuttosport.

“Ai ka qenë një portier i madh për disa vite me radhë deri tani. Por, Juventusi ka shumë lojtarë të mëdhenj. Unë gjithashtu po mendoj për Pirlon, Vidalin, Pogban dhe Moratan. Veçanërisht e vlerësoj organizimin e klubit”.

“Zëvendësimi i Pirlos do të jetë i vështirë, sepse loja e tij është unike. Ata duhet të gjejnë dikë krejtësisht të njëjtë. Toni Kroos është i mahnitshëm në atë pozitë, por ai i përket Real Madridit”.

“Nëse ata nuk mund të gjejnë një zëvendësim direkt, ata duhet ta ndryshojnë stilin e tyre. Gjëja kryesore është të mos shikojnë prapa”, ka shtuar ai.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here