Ç’po na mbetet Shqypnia n’vasha!

0

DAIM MIFTARI

Është për të ardhur keq, kur sheh në ekranet televizive të Shqipërisë nënë, siç e kemi zakon ta quajmë shpesh ne shqiptarët e jashtë kufijve shtetërorë të saj, që ca gazetarë, opinionistë, që e quajnë veten profesionistë, të flasin për eksodin masiv të shqiptarëve si diçka që ka dhe anët e saj pozitive. Dhe sipas tyre, një ndër to është edhe qytetërimi që mund të shohin e njohin andej nga do t’i pëplas fati bashkëatdhetarët e tyre. Thjesht, sipas tyre këta janë “shqiptarë të gjorë” që tërë jetën janë marrë me bagëti e bujqësi dhe ky është një shans i mirë, çdo herë sipas të lartpërmendërve analistë, që të qytetërohen edhe katundarët. Po mirë more azganë jokatundarë, ku u qytëtruat ju vallë; duke u endur rrugëve të botës për një kafshatë goje për ju dhe familjen tuaj, apo nëpër universitete e shkolla. Se unë për herë të parë po dëgjokam se njeriu qytetërohet duke jetuar në qytet. Jo, jo, unë di e njoh plot njerëz që jetojnë nëpër qytete të mëdha, të këtushme, evropiane e kudoqofshin ato, dhe aspak nuk u bie erë e qytetëruar, ndërsa ata që punojnë hamall ditë e natë në dhera të huaj, jo vetëm që nuk kanë kohë e mundësi të qytetërohen, por edhe bukën që e nxjerrin nuk kanë kohë ta hanë. Të mos flasim për pasojat e një të ardhmje, më largpamëse për mërgimin, plagët e të cilit tashmë janë të njohura për popullin tonë ndër breza, fëmijët e të cilëve, mund të kenë një perspektivë më të mirë materiale, por humbin shumëçka që mund t’ua mundësojë atdheu i vet. Pra, humbin identitetin dhe ky është çmimi që s’paguhet me asnjë vlerë monetare dhe nuk kompenzohet dot. Mërgimi ka qenë dhe vazhdon të mbetet armiku më i madh i shqiptarëve, deshëm apo s’desëhm ne. Dhe nuk më bind dot njeri sot e pesëqind vjet se, dikush e braktiska atdheun për pikë të qejfit, për luks, për ëndrra syçelë, të cilat pretendojnë t’i quajnë si arsye, këta farë analistësh. Është krejt tjetër muhabet kur ata shkojnë për t’u shkolluar në qendrat më të mira evropiane, dhe krejt diçka tjetër kur nuk kanë nga t’’ia mbajnë, nuk kanë kushte elementare për jetesë. Hasdisjet e këtyre opioninisotëve, që duket që ata vetë, qëndrojnë mirë materialisht, është e natyrshme që mos ta dijnë se si jetojnë shtresat e varfëra dhe me çfarë peripecish ballafaqohen ato çdo ditë. Dhe fundja pse ta dijnë dhe çfarë faji u kanë ata këtyre shtresave. Por kjo nuk u lejon analistëve luksin, aq më tepër kur veten e quajnë profesionistë, të flasin si t’u teket atyre, duke mbajtur më shumë llogari për veshjet luksoze, se sa për broçkullat dhe marrëzitë që flasin. Kjo lë shumë për të dëshiruar se për çfarë profesionalizmi bëhet fjalë. Aq më tepër do t’u besonte kush se pikërisht të tillët mendokan për popullin për të cilin mëtojnë se flasin dhe problemet e të cilit mendojnë se analizojnë. Pra, duket ashiqare shqetësimi i tyre, të tregohen kush më i mençur se kolegu tjetër apo politikani, duke mbrojtur inetersat e ngushta personale, duke vrapuar gjithmonë atje ku qesja është më e hapur. Kjo i bën ata, jo vetëm joprofesionistë, por dhe antikombëtarë dhe ç’është më e keqja jonjerëzorë. Aspak për t’u çuditur me ne”sa herë që na mbetet Shqypnia n’vasha”. Dhe këtu fjala është, jo për kuptimin e plotë të vashës – femrës shqiptare, sepse ajo e ka dëshmuar veten kudo e kurdo, madje edhe në luftë, ndonëse më e dobët se burri fizikisht, por metaforikisht të “ këtyre vashave” sahanlëpirse, njerëzve të papërgjegjshëm, madje deri te tradhëtarët, të shiturit që nuk e kanë dashur dhe nuk e duan Shqipërinë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here