Çollaku: “U rikonfirmua mbështetja e agjendës evropiane të Kosovës nga Britania e Madhe”

0

Minisstri për Integrime Evropiane, Bekim Çollaku, është takuar sot në Londër me Ministrin për Evropë të Mbretërisë së Bashkuar, David Lidington. “Në këtë takim me z. Lidington diskutuam aspekte të ndryshme të marrëdhënive të shkëlqyra që dy vendet tona gëzojnë dhe për bashkëpunimin drejt avancimit te agjendës evropiane të Kosovës”, ka njoftuar pas këtij takimi ministri Çollaku në rrjetin social “Facebook”. “Z. Lidington më rikonfirmoj vazhdimin e përkushtimit të qeverisë së vendit të tij ndaj integrimit evropian të Kosovës, duke filluar me nënshkrimin e shpejtë të Marrëveshjes Stabilizim Asocim mes Bashkimit Evropian dhe Kosovës”, ka shtuar ai. Çollaku ka bërë me dije se e ka njoftuar ministrin britanik me përpjekjet e Qeverisë së Republikës së Kosovës për reformat në kontekstin e integrimit evropian të cilat kanë për qëllim përmirësimin e ekonomisë, krijimin e vendeve të punës dhe për hapat tjerë drejtë përmirësimit të jetës për të gjithë qytetarët e vendit. “Fola se si kjo agjendë reformuese do të dinamizohet në mënyrë shumë të dukshme sapo të hapen mundësi të reja të bashkëpunimit mes BE-së dhe Kosovës me bazën kontraktuale të MSA-së”, ka përmbyllur ministri Çollaku.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here