Çollaku: Po punojmë që vitin 2015 ta bëjmë vit evropian të Kosovës

0

Ministri i Ministrisë për Integrime Evropiane, Bekim Çollaku është takuar sot në Paris me zyrtarë të lartë të shtetit francez të cilët siq ka deklaruar ai ia kanë rikonfirmuar mbështetjen e Francës për Kosovën “duke përfshirë edhe perspektivën e qartë për integrimin evropian të Kosovës”. “Në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Francës më priti Sekretari i Shtetit për çështje evropiane z. Harlem Desir i cili më shprehu përkrahjen e Francës për nënshkrimin dhe hyrjen në fuqi të Marrëveshjes për Stabilizim Asocim, pastaj avancimin në dialogun për procesin e liberalizimit të vizave si dhe vazhdimin e procesit të normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, ka njoftuar ministri Çollaku. “Nga ana ime e informova z. Desir me të gjitha përpjekjet dhe reformat të cilat i kemi zbatuar për të siguruar që me përfundimin e sukseshëm të këtyre dy proceseve ta bëjmë vitin 2015 vitin evropian të Kosovës”, ka shtuar ai. Çollaku ka bërë me dije se gjatë ditës ka zhvilluar takime edhe me drejtorin për BE, në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Francës, Pierre Levy dhe drejtorin për Evropën Kontinentale, Eric Fournier. “Në këto takime ndër të tjera diskutuam edhe për problemin e migrimit jo të rregullt dhe masat për parandalimin dhe luftimin e terrorizmit”, ka detajuar Çollaku.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here