Çollaku: Mogherini solli mesazhe të fuqishme

0

Ministri i Intergrimeve Evropiane, Bekim Çollaku ka thënë sot se “kjo javë e bashkëpunimit rajonal dhe e integrimit evropian për Kosovën sot u fuqizua edhe më shumë me vizitën e Përfaqësues së Lartë për Politikë te Jashtme dhe të Sigurisë së BE-së znj. Frederica Mogherini”. “Ajo me vete solli mesazhe të fuqishme për përspektiven e qartë evropiane të Kosovës duke rikonfirmuar gatishmerinë për nënshkrimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimi (MSA), përkrahjen e saj për procesin e liberalizimit të vizave në përputhje me përmbushjen e kritereve të përcaktuara me udhërrëfyes, si dhe vazhdimin e procesit të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet shtetit të Kosovës dhe Serbisë”, ka theksuar Çollaku.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here