Çobani ngec në mal në Shqipëri: Ngela në qiell të hapur, dua ndihmë

0

Alket Nikolli blegtor në zonën e Golemit ka mbetur i bllokuar në Glinë të Dropullit, Gjirokastër. Gazeta Shqip ka kontaktuar me çobanin i cili tha se jeta e 400 bagëtive është në rrezik për shkak të mungesës së ushqimit. Ai tha se ndodhet në qiell të hapur në mes të luginës dhe se nuk ka se ku të shkojë.

“Fillimisht strehohesha në një objekt që ishte në pronësi të shtetit por edhe atë ma morën dhe ngelëm në qiell të hapur. Jam këtu se bashku me një punëtor timin dhe kemi ngelur në qiell të hapur”, thotë Alket Nikolli për gazetën Shqip. Ndërkohë, ai thotë se ka kërkuar ndihmën e autoriteteve dhe se pavarësisht kësaj, ende nuk i ka shkuar gjë.

Alketi nuk i kërkon shtetit asgjë për vete, por problemin e ka tek baza ushqimore e bagëtive. “Unë për vete bëj hall, por bagëtitë janë problemi im. Janë rreth 400 kokë bagëti të imta dhe rrezikojnë të më ngordhin. Kam ngecur këtu në luginë dhe buzë një lumi. Nuk kam se ku të shkoj. Fillimisht ra dëborë, trashësia e së cilës shkoi deri në 30 centimetra. Pastaj ra edhe shi, e situata është bërë shumë e rënduar”, tha Nikolli.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here