CNN evakuohet pas alarmit për bombë

0

Punonjësit e rrjetit televiziv amerikan CNN janë evakuuar për shkak të një alarmi për bombë, mirëpo pas kontrollit nuk është gjetur asnjë mjet shpërthyes. Rreth orës 22:30 të së enjtes, alarmet e sigurisë u aktivizuan si shenjë e evakuimit të menjëhershëm.

Rrjeti televiziv transmetoi vetëm emisione të cilat ishin përgatitur më herët. Policia më pas njoftoi personelin se mund të kthehen në vendet e punës. Evakuimi i së enjtes, ndodhi disa javë pasi në adresë të këtij rrjeti kishte arritur një pako me bombë, gjë që detyroi evakuimin e personelit.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here