Çmimi i naftës arrinë nivelin më të ulët të 12 viteve të fundit

0

Çmimi i naftës ra sot në nivelin më të ulët të 12 viteve të fundit, shoqëruar edhe me frikën se heqja e sanksioneve kundër Iranit do të shtojë mbifurnizimin global me të ashtuquajturin ”ari i zi”.

Çmimi i një fuçie naftë bruto Brent ra në 27,67 dollarë, më i ulëti që nga 2003-shi, ndërkohë që nafta bruto amerikane ra në 28,36 dollarë për fuçi.

Çmimi i naftës ka rënë rreth 25 për qind që nga fillimi i këtij viti.

Rënia e sotme e çmimit të naftës erdhi edhe në ndërkohë të faktit se SHBA-ja dhe BE-ja kanë hequr sanksionet kundër Iranit.

Teherani ka njoftuar, pak kohë më parë, planet për shtimin e eksportit të naftës bruto me 500 000 fuçi në ditë, çka do të çojë më mbifurnizimin e tregjeve globale me këtë lloj produkti.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here