Çka u premton Bekim Çollaku tifozëve kosovarë për Francë 2016?

0

Ministri i Integrimeve Evropiane, Bekim Çollaku, u ka premtuar tifozëve kosovarë se do t’iu sigurojë udhëtim pa viza në Francë.

“Urime nga shpirti për kombëtaren e Shqipërisë e cila për herë të parë kualifikohet për kampionatin evropian që do të mbahet në Francë 2016. Tifozëve në Kosovë iu premtoj se nuk do ndalemi së punuari që ata të udhëtojnë pa viza dhe ti festojnë fitoret bashkë me kombëtaren në Francë në 2016. Lëvizja pa viza merr kuptim edhe me të madh sepse edhe sportistët e Kosovës tanimë i kanë dyert e hapura në sportin ndërkombëtar. Shumë shpejt, Kosova do jetë pjesë e UEFA-s dhe FIFA-s”, shkruan Çollaku në Facebook.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here