Çka u kërkon partive politike analisti Milazim Krasniqi?

0

Analisti Milazim Krasniqi po kërkon konsensus për ndryshime kushtetuese dhe shpalljen e Kosovës shtet të shumicës shqiptare. Ai ka shkruar se veprimet anarkiste mund ta dëmtojnë vendin më shumë.

“VEPRIMET ANARKO-FASHISTE E KEQËSOJNË GJENDJEN EDHE MË SHUMË

Kriza e Kosovës është pasojë e modelit joadekuat të ndërtimit të shtetit. Firmosja në Rambuje/Paris dhe rezoluta 1244 e përjashtonin krijimin e shtetit të pavarur të Kosovës. Plani Gjithëpërfshirës i Ahtisarit e propozoi proklamimin e tij, por si shtet jofunksional. Kushtetuta e Kosovës u hartua mbi këtë model pikë për pikë. Pra, dështimi i këtij modeli të shtetit është i mishëruar në kushtetutë. Prandaj, rruga e vetme normale do të ishte krjimi i një koncensusi të plotë të të gjitha partive parlamentare për ndryshimin urgjent të Kushtetutës dhe hartimin e një kushtetute mirëfilli demokratike, që pranon se Kosova është shtet i shumicës shqiptare dhe pjesëtarëve të komuniteteve pakica. Pra, zgjidhje ofron koncensusi për ndryshimin e kushtetutës së tashme, e jo qërimi fizik i hesapeve ndërmjet vetë shqiptarëve, me bllokim të institucioneve, me sulme barbare ndaj policisë së shtetit, me zjarrvënie në institucione dhe me sulme anarko-fashiste ndaj zyrtarëve të shtetit. Këto metoda anarko-fashiste, nëse kërcënojnë seriozisht institucionet dhe nëse shkaktojnë gjakderdhje, e rrezikojnë edhe atë pak substancë që ka ky shtet. Ato mund të rikthejnë KFOR-it në rrugë si në vitin 2014, rifuqizimin e UNMIK-ut dhe rezolutës 1244 (e cila është në fuqi!), një formë të re të orkestruar të mbikëqyrjes neokoloniale mbi Kosovën dhe rrezikun e secesionit të veriut. Në aso rrethanash, as që mund të imagjinohet ndryshimi i Kushtetutës, që është kushti themelor për funksionimin dhe fuqizimin e shtetit tonë. Por, terreni bëhet edhe më i përshtatshëm për anarko-fashistët dhe ekstremistët e të gjitha ngjyrave dhe të të gjitha ideologjive, që të luajnë për qejfin e vet rolin e varrmihësve të këtij shteti. (8 janar 2106)”, ka shkruar ai. 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here