Çka u bisedua në takimin urgjent të pozitës kosovare dhe ndërkombëtarëve?

0

Presidentja e Republikës, Atifete Jahajga ka mbledhur në një takim të përbashkët figurat kryesore politike në vend, duke përfshirë këtu edhe ambasadoren e SHBA-së dhe përfaqësuesin e BE-së në Kosovës.

Temë diskutimi ka qenë hapat e mëtejmë rreth krijimit të Gjykatës Speciale. Këtë e ka konfirmuar për “Zërin” zëdhënësi i Presidencës, Arbër Vllahiu.

Grupi politik i përbëre nga Presidentja Jahjaga, kryetari i Kuvendit Kadri Veseli, kryeministri Isa Mustafa dhe zv. kryeministri Hashim Thaçi është mbledhur sot ne zyrën e Presidentes se Republikës se Kosovës, për te diskutuar për dinamiken e punes ne krijimin e Gjykates Speciale dhe legjislacionin qe po diskutohet me BE-ne”, ka thënë ai.

Vllahiu po ashtu ka thënë se në këtë takim ishin prezent edhe Ambasadorja Jacobson dhe EUSR Samuel Zbogar në mënyre që hapat e mëtutjeshëm te koordinohen edhe me partneret tanë strategjik. /Zëri/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here