Çka thotë Vuçiq para vizitës në Shqipëri?

0

Kryeministri serb, Aleksandër Vuçiç u shpreh optimist për vizitën në Shqipëri më 27 Maj dhe se do të ndërtojë marrëdhenie të mira me Tiranën.

Dukë nënvizuar se vizita, do të jetë e para në histori e një Kryeministri serb në Shqipëri, Vuçiç tha se “Serbia dëshiron të vërë theksin në prespektivën e saj europiane dhe t’i urojë Shqipërisë, fat në rrugën e saj drejt Europës”.

Por ai nënvizoi se Serbia nuk do të heqe dorë nga interesat kombëtarë dhe shtetërore, siç nga ana e saj do të bëntë edhe Shqipëria”.

Kryeministri serb, Aleksander Vuçiç shprehu bindjen se “dialogu dhe komunikimi mund të tejkalojnë dhe zgjidhin dallimet”, duke theksuar se, “bashkëpunimi ekonomik e bashkon Serbinë dhe Shqipërinë, çka do të jetë një situatë e dobishme për të dy palët dhe duhet të punojmë në këtë drejtim”- tha Kryeministri serb.

“Shqipëria ka qënë një vend i izoluar pas Luftës së Dyte Botërore ndërsa Serbia, e mbyllur në këto 30 viteve të fundit, për këtë arsye, theksoi ai, është shumë e rëndësishme të lejojmë investimet e biznesmenëve shqiptarë në Serbi, por edhe të investitorëve tanë në këtë vend”.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here