Çka thonë analistët shqiptarë për marrëveshjen në Maqedoni?

0

Analisti Emin Azemi ka thënë se kur është mirë Gruevski e Zaevi, është mirë krejt Maqedonia deri në Grupçin, paçka se askujt s’po i intereson se çka po ndodhë përtej Grupçinit, përtej ”Lagjes së Trimave” në Kumanovë, përtej urës së Bit Pazarit!
“Përfundimisht kemi një marrëveshje brendamaqedonase.Sa për shqiptarët, si zakonisht, duhet pritur çka po ngel nga teprica e gostisë….
Pa strategji, pa bashkërendim brendashqiptar, po shkojmë edhe në një stinë të vështirë politike… Këta që përfaqësojnë aktualisht shqiptarët, po marrin mbi supe një barrë të dyfisht, tash e tutje: të dëshmojnë se dinë të përfitojnë nga marrëveshja e arritur dhe të ndërtojnë platformën politike të shqiptarëve, pavarësisht se cila parti maqedone nxjerr kryeminstrin nga radhët e saja. Nëse nuk munden t’i bartin këto barra, është mirë të tregohen të arsyeshëm dhe të hapin krah për forca dhe energji të reja politike nga radhët e shqiptarëve të Maqedonisë”, ka thënë ai. 

Ndërsa analisti Xhelal Neziri ka thënë se shihej qartë se kriza nuk do të kishte epilogun e saj në rrugë, ku edhe dhunshëm do rrëzohej qeveria Gruevski-Ahmeti. “Opozita nuk ishte mjaftueshëm e konsoliduar dhe e organizuar që ta realizojë një skenar të tillë. Ajo që u arrit si marrëveshje mendoj se është një zgjidhje korrekte e krizës, e cila do te duhet të përfundojë me organizimin e zgjedhjeve të parakohshme, të cilat duhet të jenë të lira, demokratike dhe korrekte. Pas atyre zgjedhjeve besoj se do të kemi një koalicion të gjerë, i ngjashëm me atë në Gjermani apo Kosovë, ku do të bashkëqeverisin e majta dhe e djathta. Në rastin e Maqedonisë katër partitë më të mëdha parlamentare. Qëllimi i kësaj qeverisjeje do të jetë zgjidhja e çështjes së emrit, si burim i këtyre krizave, dhe integrimin e vendit në BE dhe NATO”, ka thënë Neziri.

xhelal1

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here