Çka thojnë mediat botërore për situatën në Kumanovë

0

“Nuk ka paqe në Kumanovë. Të shtëna të reja edhe këtë mëngjes, ndërsa shteti ka shpallur dy ditë zie”. Këto janë artikujt e sotëm në mediat në rajon dhe në Evropë për zhvillimet në Maqedoni. Mediat në Shqipëri, Kosovë e Serbi vazhdojnë të raportojnë se aksioni i policisë në Kumanovë vazhdoi edhe sot në mëngjes, dhe helikopterët dhe aeroplanët pa pilot, ende fluturonin mbi qiellin e Kumanovës dhe Shkupit.

CNN shkruante se tym dhe shpërthime, është pamja e Kumanovës në mëngjes. Nga Reuters thonë se destabilizimi i djeshëm i Maqedonisë ku u vranë disa policë dhe dhjetëra të tjerë u plagosën, ngriti shqetësimin e Perëndimit në lidhje me stabilitetin e Maqedonisë. Maqedonia dhe konflikti janë tema kryesore edhe për Franc Pressin francez, i cili shkruante se Maqedonia është goditur nga një krizë e thellë politike.

Agjencia kryesore spanjolle EFE, shkruante se në shkëmbim zjarrin mes një grupi të armatosur i cili, sipas policisë, ka hyrë nga një vend fqinj, la të paktën pesë policë të vrarë. EFE kujtonte edhe incidentin e mëparshëm në Gushincë, por deri tani nuk ka konfirmuar lidhje mes rasteve.

Agjencia e lajmeve “Asociated Press” duke raportuar për gjendjen në Kumanovë citonte deklaratën e ministres së brendshëm Jankullovska se “grupi terrorist ka hyrë në Maqedoni me synim shfrytëzimin e situatës aktuale politike për sulme kundër institucioneve të shtetit.”

Edhe kjo agjenci vlerësonte se përleshjet ndodhin në Maqedoni në një kohë kur ajo përballet me krizën e saj më të thellë politike që prej pavarësisë nga ish-Jugosllavia në vitin 1991. Kriza në Maqedoni është edhe në fokusin e informimit, edhe në Bullgari, Kroaci dhe Slloveni.

Ata shkruajnë se në Kumanovë dëgjohen shpërthime dhe të shtëna me armë, dhe se askush nuk tregon sa është bilanci i saktë i viktimave dhe të plagosurve, pasi përleshjet vazhdojnë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here