Çka thanë për librin dhe leximin njerëzit e mëdhenj po edhe popuj të ndryshëm?

0

Shkrimtari dhe kritiku letrar, Prend Buzhala ka përmbledhur vlerësime mbi librin dhe leximin vite më parë. Se çka kanë thënë njerëz të njohur po edhe popuj mund ta lexoni më poshtë.


“Parajsën e kam përfytyruar gjithmonë si një lloj biblioteke.” 
(Horhe Luis Borhes)

“Mund të ketë shumë lexues, por të tillë që mendojnë – janë pak.” 
(Hariet Martino)

“Zgjedhni shkrimtarët, ashtu siç i zgjedhni miqtë.” 
(Kristofen Ren)

“Dhoma pa libra është si trupi pa shpirt.” 
(Ciceron)

“Ruajuni nga ai njjeri që e ka lexuar vetëm një libër.”
(Toma Akvinasi)

“Aty ku digjen librat, më herët ose më vonë, aty do të digjen edhe njerëz.” (Hajnrih Hajne)

“Sa shumë njerëz kanë filluar vetëm një epokë të re në jetën e tyre, duke lexuar libra!”
(Henry David Thoreau)

“Po qe se vetëm tri ditë nuk e lexon libra, fjalët tuaj do të humbasin bukurinë.” 
(kineze)

“Libri që mëton të mbijetojë gjatë, është ai libër që mund të lexohet në mënyra të ndryshme. Në çfarëdo rrethane, duhet ta krijojë mundësinë e leximit tjetërfare, krejtësisht të ndryshëm. Secila gjeneratë lexon vepra të mëdha në një tjetër mënyrë.” 
(Horhe Luis Borhes)

“Libri ka më shumë vlerë se ç’kanë të gjitha përmendoret e zbukuruara me figura e pamje, me relieve a me drugëdhendje, sepse libri ndërton vetë përmendore në zemnrat e atyre që e lexojnë.”
(egjiptase)

“Nuk është i ditur një person që lexon libra, por ai që e di se çfarë po lexon.”
(proverb rumun)

“Ka një mëkat që është më i madh se djegia e librave. Dhe ky mëkat është mosleximi I librit.”
(Joseph Brodsky)

“Shtëpia ime është aty ku gjenden librat e mi.”
(Elena Thompson)

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here