Çka tha Sokol Balla për videon e publikuar? (video)

0

Gazetari i “Top Channel”, Sokol Balla, ka folur për herë të parë në lidhje me videot që janë publikuar.

Balla para pak çasteve ka deklaruar se emisionin të cilin ai prej vitesh e udhëheq në Top Channel “Top Story”, për disa kohë nuk do të transmetohet.

“Top story nuk do të transmetohet për një kohë të shkurtër kohore”, ka deklaruar Balla.

Ai ka thënë se ky ka qenë një sulm kibernetik që i është bërë dhe se sipas tij, ai do të merret penalisht me të gjithë ata që qëndrojnë prapa këtij sulmi.

“Ky grup hyri në dhomën time të gjumit dhe bëri publike pamje të jetës sime private e më pas u botuan në një portal në Kosovë dhe më pas në Shqipëri”, ka deklaruar Balla.

Madje Balla është shprehur mjaftë optimist se drejtësia shqiptare do t’i shkoj deri në fund kësaj çështje.

Ai i ka kërkuar falje të gjithëve ku siç tha “Ndjesë të gjithëve por nuk ishte zgjedhja ime”.

Balla po ashtu ka thënë se gjatë kësaj kohe sa ai nuk do të jetë prezent në ekran nuk do të ndalet ne lidhje me këtë që i ka ndodhur.

“Në përpjekje që Sokol Balla të jetë viktima e fundit e këtij sulmi”, ka thënë në fund Balla.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here