Çka tha kushëriri i një çifti të sapo martuar që humbi jetën në Aeroplanin A320?

0

Në mesin e 150 viktimave të Aeroplanit A320 që u rrëzua sot në Francë në orët e paraditës,ishte edhe një çift të cilët u martuan të shtunën në Barcelonë të Spanjës.Në aeroportin e Dusseldorfit çiftin e priste kushëriri i quajtur Ahmed i cili me lot në sy u shpreh:”Sot humba kushëririn tim 26 vjeçar i cili të shtunën e kaluar bëri dasmën në Barcelonë.Ata u takuan në Spanjë dhe parashikonin të nisnin një jetë të re në Gjermani.Gjithçka kishin bërë gati për jetën e tyre.Unë erdha në aeroport t’i prisja.Ja me vete kam sjellur dhuratën më të mirë për ta,qelsat e shtëpisë së tyre në të cilin kishin parashikuar të bënin jetën e tyre dhe të krijonin familjen e tyre”-shprehet Ahmedi duke qarë.Ai doli nga qendra e krizës me lotë në sy dhe me qelsa në dorë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here