Çka solli takimi i liderëve në Maqedoni në takimin që sapo ka përfunduar?

0

Ka përfunduar takimi ndërmjet liderëve të katër partive më të mëdha politike në Maqedoni, Nikolla Gruevski nga VMRO-DPMNE, Ali Ahmeti nga BDI-ja, Zoran Zaev nga LSDM dhe Menduh Thaçi nga PDSH.

Nuk është arritur përparim pas takimit të dytë të liderëve që para disa minutave përfundoi në Klubin e deputetëve.

Deklaratë ka dhënë vetëm lideri i LSDM-së, Zoran Zaev, i cili tha se bisedimet për të pasur sukses duhet që të vërtetohen parimet e bisedimit, të sigurohet barazia nga të gjitha palët në tavolinë dhe garancia se ajo që do të kontraktohet me të vërtet do të respektohet.

“ Në tavolinë u vendos propozim i temave për bisedime nga BDI-ja, por nuk i hapëm temat pasi që fillimisht duhet vërtetuar principet, barazia dhe të sigurohen garanci. Është e dukshme se përparim nuk ka, por së paku caktuam edhe një takim me 26 maj”, tha Zaev, transmeton zhurnal.mk

Ai la hapësirë për propozime të reja për takimin e tij të nesërm në Strasburg me propozime të dalin edhe përfaqësuesit e Komisionit Evropian. Ato propozime do të rishikohen me 26 maj, sqaroi Zaev.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here