Çka shkroi portali serb për Adem Jasharin?

0

Portali serb Telegraf.rs ka shkruar për komandantin e UÇK-se, Adem Jasharin.

Ky është përshkrimi që i bën luftës së UÇK-së dhe të Adem Jasharit portali serb:

Para 17 vitesh në rajonin e Drenicës në fshatin Prekazi i Ulët, forcat serbe të sigurisë kanë sulmuar përfaqësuesit e UÇK-së dhe kanë vrarë liderin Adem Jashari. Kështu ka filluar lufta e përgjakshme në Kosovë, pas së cilës kanë pasuar bombardimet ndaj ish RSJ-së dhe eksodi masiv i serbëve nga krahina jugore!

Në agimin e 5 marsit të vitit 1998, grupi i terroristëve shqiptarë kanë sulmuar patrullën policore në fshatin Llaushë. Në këtë sulm janë plagosur dy policë me çka edhe policia ka filluar ndjekjet në Prekaz në rajonin e Drenicës. Me këtë ka filluar edhe lufta në Kosovë.

Të nesërmen, më 6 mars, si pjesë e kundërsulmeve, janë sulmuar lagjja në Prekaz të Ulët, ku ishte vendi i grupit terrorist të Jasharëve. Gjatë këtij aksioni, policia ka vrarë liderin e UÇK-së, Adem Jashari, vëllanë e tij, Hamzë Jasharin, si dhe shumicën e pjesëtarëve të UÇK-së.

Ky nuk ishte konflikti i parë ndërmjet grupit terrorist të Adem Jasharit dhe forcave serbe të sigurisë.

Herën e parë, Adem Jashari ishte rrethuar në fshatin Prekaz, më 30 dhjetor të vitit 1991 nga forca të Shërbimit të Sigurimit të Shtetit.

Arsyeja ishte, lidhjet aktive të Jasharëve me sektorë të ushtrisë shqiptare dhe qëndrimeve të tij të shpeshta në Shqipëri për të kryer trajnimet për veprimtari terroriste.

Atëherë ai kishte mundur të arratisej, ku edhe kishin pasuar aksionet kundër policisë serbe. Ky grup ka qenë kryesori i terrorizmit në Kosovë gjatë viteve 1992 deri më 1997 dhe kishin ndihmë të drejtpërdrejtë nga qeveria në Shqipëri.

Grupi terrorist i Jasharëve fillimisht kishte realizuar sulmet ndërmjet kaçakëve dhe ballistëve. Fillimisht ata sulmet i kishin bërë në pritë e më vonë kanë filluar të përdorin edhe metoda të sofistikuara terroriste.

Për këtë, në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë, me nga 20 vite burg ishin dënuar Adem Jashari dhe grupi i tij, ndërkaq me 10 vite burg është dënuar edhe Hashim Thaçi. 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here