Çka porositi femra që i humbi 45 kilogram për 6 muajë dhe vdiq, pas një komenti fatal

0

Cynthia Koon nga Portugalia në mënyrë të pabesueshme i ka humbur 45 kilogram brenda 6 muajësh pasi një komentues e ka fyer aq shumë duke e bërë që pothuaj të ndërpresë fare ushqimin. Kjo grua 37 vjeqare jo shumë gjatë pas dietës është bërë anemike ekstreme dhe ka vdekur pasi i pushuan të gjitha organet. Por pak para vdekjes ajo ua ka dërguar një mesazh të gjitha grave të cilat ndihen “të trasha”.

Cynthia i ka patur 115 kilogram kur një djalosh i kishte thënë se “kaq e trashë nuk do të arrinte asgjë në jetë”.

Atë ky koment e kishte fyer aq shumë sa që kishte vendosur të hedhet në një dietë të ashpër. Gjashtë muajtë e radhës ajo ka konzumuar 400 kalori brenda një dite. Një kifle dhe një banane ka qenë ushqimi i saj ditor. Ndonëse mjekët porosisin rreth 2000 kalori brenda një dite për një njeri ajo kishte vendosur t’i injoroi të gjitha këshillat dhe t’i përmbahet mënyrës së saj të të ushqyerit.

Dhe më të vërtetë shpejt i ka parë rezultatet. Pas 6 muajësh i ka zbritur 45 kilogram. Por jo shumë pas kësaj janë paraqitur pasojat e para negative.

“Pasi e ka dëgjuar atë koment ajo është qmendur. Ka dashur të zbresë kilogram me çdo kusht. Ka mbajtur vet dietë pa mbikqyrje medicionale dhe ka marrë gjithsejtë 400 kalori në ditë. Ka pirë vetëm soka, asgjë nuk ka ngrënë dhe thoshte se kjo është për largimin e substancave toksike nga organizmi. Pastaj imuniteti i saj u ulë ndjeshëm dhe u shndërrua në një anemike të rrezikuar”, ka treguar mikesha e saj Lusilena Peters.
Për herë të parë ajo ishte pranuar në spital në mars të këtij viti dhe që nga atahëherë gjendja e saj ka shkuar duke u bërë keq e më keq. Siq ka thënë shoqja e saj nga dita në ditë gjendja e saj ka shkuar duke u keqësuar, ka patur infeksion, pneumoni, probleme me zemër, me veshkët dhe organe të tjera të brendshme.

“Ka kaluar disa ditë në shtëpi dhe prap është kthyer në spital. Ishte shumë keq, por asnjëherë nuk ankohej dhe deri në fund mbeti e qeshur”, ka kujtuar Lusilena.
Cynthija para se të vdiste më 17 prill, në Facebook e ka vendosur një video në të cilën ka shpjeguar gjithqka rreth gjendjes së saj dhe ua ka tërhequr vërejtjen vajzave të gjithë botës.
“Një ditë dikush më tha se unë nuk jam askushi dhe asgjë, pasi jam e trashë. U dobësova për 45 kilogam për 6 muajë. Dhe rezultati është ky; jetoj në spital dhe nuk di nëse do të mbijetoj. Duhet të kërkojmë të na duan ashtu siq jemi. Nëse dikush dëshiron të dobësohet këtë duhet ta bëjë për shëndetin e vet dhe jo për shkak të mendimit të të tjerëve”, ka porositur ajo.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here