Çka po ndodhë në Samitin e G7 në alpet bavareze të Gjermanisë?

0

Liderët nga vendet më të pasura në botë po ndjekin samitin e përvjetshëm të G7-ës në alpet bavareze në Gjermani.

Pritet që fokus debati i këtij samiti të jetë presioni diplomatik mbi Rusinë në lidhje me konfliktin në Ukrainën lindore. Poashtu, kriza e borxheve të Greqisë dhe problem i ngrohjes globale janë në agjendën e temave për diskutim, transmeton Indeksonline.

Ndërkohë që Rusia është përjashtuar nga ajo që më parë njihej si G8, që nga aneksimi i Krimesë gjatë vitit të kaluar, President i Rusisë, Vladimir Putin do të jetë epiqendër e debatit, pasi ai dalëngadalë po rrit presionin ushtarak në Ukrainën lindore.

Gjermania, Britania dhe SHBA-të kanë për qëllim të arrijnë një marrëveshje që do t’i mbështeste shtetet e Bashkimit Evropian që po lëkunden mbi heqjen sanksioneve kundër Moskës, që në masë të madhe e kanë lënduar ekonominë e Rusisë, por edhe të vendeve të vogla që kanë sanksionuar Rusinë me udhëzime të fuqive botërore.

Ndërkohë, perëndimi i brengosur ka rritur prezencën ushtarake në Evropën lindore, në përgjigje të aksioneve ruse, transmeton Indeksonline. Por, të shtunën Presidenti Putin tha se Rusia nuk është kërcënim, dhe “se ka gjëra të tjera për t’u brengosur.”

“Vetëm një person i çmendur, dhe vetëm dikush që sheh ëndërra me sy hapur, mund të ëndërroj se Rusia do ta sulmonte NATO-n ashtu aq papritur. Bota ka ndryshuar aq shumë, saqë njerëzit me vetëdije të shëndoshë nuk imagjinojnë këso lloj konfliktesh ushtarake në këtë kohë”, ka thënë Putin për të përditshmen italiane Corriere della Sera.

Ndërkohë, dje, në prag të samitit të G7-ës, qindra protestues marshuan në qytetin gjerman Garmisch-Partenkirchen, duke përshkallëzuar në incidente të vogla me policinë.

Duke u rënë baterive, tambureve dhe përplasur raketa metalike, protestuesit bënin thirrje për ndaljen e punimeve të samitit të G7. “Tullë pas tulle, mur pas muri, ndalni G7 dhe bëni sistemin të dështojë”, ishte një ndër thirrjet e tyre. Ata mbanin edhe pankarta, ku lexohej “luftoni G7 për të pasur revolucion”, si dhe “G7, shkoni në ferr. Unë e dua Putinin”.

Presidenti i SHBA-ve, Barack Obama, Kryeministri japonez Shinzo Abe, Kryeministri britanik David Cameroon, Presidenti fracez, Francois Hollande, Kryeministri kanadez Stephen Harper dhe Kryeministri italian, Matteo Renzi do të priten nga Kancelarja gjermane, Angela Merkel në Gjermani në prezencën e mëse 17.000 trupave policore.

Merkel ka thënë se po shpreson të gjej hapësirë të diskutohet edhe për propozimet e saj për reforma globale në përgjigje të pandemive si Ebola.

Të hënën, në agjendë parashihet që të diskutohet për kërcënimet që përbëjnë grupet militante ndaj sigurisë botërore, si Shteti Islamik dhe Boko Harami.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here