Çka ndodhë nëse njerëzit e shikojnë njëri tjetrin në sy 4 minuta pandërprerë?

0

Gjashtë çifte, 4 minuta. Një rezultat i mrekullueshëm. Kështu është përshkruar eksprimenti për të cilin po flasim. New York Times ka botuar një artikull muajin e kaluar duke e përshkruar një eksperiment në të cilin dy njerëz janë detyruar të qëndrojnë në sytë e njëri tjetrit për 4 minuta pandërprerë. Ka ekzistuar teoria sipas së cilës në fund të 4 minutave çdo person do të ndihet më afër dhe më i lidhur me tjerin pa marrë parasysh marrëdhënjen e tyre para eksprimentit. Frymëzuar nga ky artikull YouTube’s SoulPancake ka mblodhur 6 çifte për të testuar teorinë. Në mesin e çifteve që ata kanë rekrutuar ishin një palë të huajë, një dyshe në takimin e tyre të katërtë dhe një çift i martuar të cilët ishin së bashku për 55 vjet. Çdo çift ishte vënë në një dhomë më vete, dhe për katër minuta, ishin të detyruar të qëndronin ulur në heshtje duke shikuar vetëm sytë e personit tjetër. Në fund të eksperimentit, edhe vet pjesëmarrësit dukeshin të befasuar me rezultatet. “Në 55 vjet martesë, ne kurr nuk kemi shikuar në sytë e njëri tjetrit kështu”, i ka thënë një grua burrit të saj pas 4 minutash shikim. “Kur unë shoh në ty nga afër, e vërejë se sa shumë kam nevojë për ty dhe çfarë domethënje keni për mua, sepse kjo është e vërteta”, burri i saj i ka thënë asaj më vonë. “Unë nuk mund të imagjinoj veten me dikënd tjetër.” ka theksuar ai.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here