Çka kishte thënë Demaçi kur i kishin thënë se është kënaqur në burg

0

Ekzistojnë njerëz që deklarohen publikisht se Adem Demaçi ka kaluar mirë në burgjet Jugosllavisë. Por si i ishte përgjigjur vetë Adem Demaçi përballë një deklarate të tillë në një rast.

“A është sakrifikim për kombin diçka që e kënaqë individin?”, ishte pyetur Demaçi në një organizim publik më 9 nëntor 1996.

“Nuk është kënaqësi që ta kalosh krejt jetën me të çmendur, me banditë, me kriminelë, në qeli të ftohta, nën kërcënime, rreziqe, rrahje… nuk është kënaqësi të rrish pesë vjet e gjysmë vetëm në një kthinë ku ta çelin derën e ta sjellin një gazetë, pak bukë e pak gjellë… dëshira e lartë dhe vetëdija e lartë mund t’i tejkalojnë këto situata dhe mund ta ruash integritetin tënd, fuqinë tënde shpirtërore e të ruhesh nga çmendia…”, ishte përgjigjur Demaçi.

Portali Online

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here