Çka kërkojnë radikalët majtistë në Turqi për lirimin e prokurorit?

0

Një faqe interneti e afërt, me krahun e majtë të grupit “Fronti Revolucionar i Çlirimit Popullor” në Turqi ka theksuar se militantët e organizatës së ndaluar që e kishin marrë peng prokurorin Mehmet Selim Kiraz në mes të ditës u kishin dhënë autoriteteve 3 orë për të përmbushur 5 kërkesa, duke përfshirë detyrimin e policisë që të mbahen përgjegjës për vrasjen e një adoloshenti të vrarë në protestat antiqeveritare më 2013. Grupi gjithashtu ka kërkuar që policët të gjykohen nga “gjykatat e popullit” dhe për zyrtarët e gjykatës që të heqin dorë nga ndjekjet penale ose hetimet kundër njerëzve që kanë marrë pjesë në protestat që denoncojnë vdekjen e adoloshentit. Mehmet Selim Kiraz është prokurori që e ka hetuar vdekjen e adoloshentit i cili u godit nga një kuti e gazit të policisë e cila kishte qëlluar gjatë protestave anti-qeveritare në mbarë vendin më 2013.  “Fronti Revolucionar i Çlirimit Popullor” që kërkon një shtet socialist, konsiderohet si një organizatë terroriste nga Turqia, SHBA dhe Bashkimit Evropian. Grup ka kryer sulme sporadike, duke përfshirë një sulm vetëvrasës me bombë ndaj ambasadës së SHBA në 2013 që vrau një roje të sigurisë. Grupi ka qenë më aktiv në vitet 1970.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here