Çka kërkoi Kadri Veseli nga delegacioni rumun?

0

Kryetari i Kuvendit të Kosovës kërkoi nga delegacioni rumun mbështetjen e institucioneve rumune që Kosova të jetë pjesëmarrëse e nismave rajonale politike dhe ekonomike.

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli priti sot një delegacion nga Rumania, në përbërje të të cilit ishin parlamentarë, përfaqësues të shoqërisë civile dhe zyrtarë të qeverisë rumune, ndërsa kryesohej nga Gabriela Cretu, senatore nga Partia Social Demokrate dhe njëherësh anëtare e Komisionit për Çështje Evropiane.

Takime të tilla, që i kontribuojnë komunikimit të ndërsjellë, kryetari Veseli i konsideroi të dobishme që institucionet e shtetit rumun dhe publiku i gjerë rumun të njihen me realitetin kosovar dhe të binden se njohja e shtetit të Kosovës nuk ka asnjë efekt negativ në interesat e tyre nacionale.

“Përkundrazi, shteti i Kosovës vetëm sa e ka fuqizuar paqen dhe stabilitetin rajonal. Njohja e shtetit të Kosovës nga Rumania vetëm sa do t’i bënte edhe më të qëndrueshme këto vlera të përbashkëta”, u shpreh Veseli.

Kryetari i Kuvendit kërkoi nga delegacioni rumun mbështetjen e institucioneve rumune që Kosova të jetë pjesëmarrëse e nismave rajonale politike dhe ekonomike.

“Njëra prej tyre është Asambleja Parlamentare e Procesit të Kooperimit në Evropën Juglindore (SEECP), në të cilën, gjatë kësaj pranvere, ne presim të bëhemi anëtarë të plotë. Gjithpërfshirja është kushti i një bashkëpunimi të frytshëm, për të cilin ka aq shumë nevojë i gjithë rajoni ynë”, vlerësoi Veseli.

Në takim ishin të pranishëm edhe disa nga anëtarët e Komisionit për Punë të Jashtme dhe atij për Integrime Evropiane të Kuvendit të Kosovës, thuhet në njoftimin e Drejtorisë për media dhe marrëdhënie me publikun të Kuvendit.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here