Çka kanë humbur serbët e Kosovës me bojkotin e Institucioneve qeveritare?

0
Kryetari i Partisë Demokratike Progresive, Nenad Rashiq, ka deklaruar se serbët nuk fitojnë asgjë, por humbin, për shkak të bojkotimit dymujor të Kuvendit dhe të Qeverisë së Kosovës.
Në një intervistë për gazetën “Blic” të Beogradit, ai ka thënë se me këtë bojkot është humbur gjithë viti 2015 pasi në fund të shkurtit e në fillim të marsit fillohet me alokimin e mjeteve për financimin e projekteve dhe tashmë serbët kanë humbur kontrollimin e këtyre mjeteve meqë nuk mund t’i destinojnë ashtu siç ishte paraparë me projekte.
Rashiq, i cili është deputeti i vetëm serb që nuk e bojkoton punën e Kuvendit të Kosovës, ka thënë se megjithatë dy ministritë që i takojnë bashkësisë serbe, Ministria për Komunitete e Kthim dhe ajo e Administratës lokale, po funksionojnë pa problem.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here