Çka i thotë Labinot Tahiri – Labi Jahjagës për bashkimin kombëtar?

0

Këngëtari Labinot Tahiri i njohur si Labi ka reaguar ndaj deklaratës së presidentes së Kosovës, Atifete Jahjaga, se si bashkimi kombëtar është ide e shekullit të kaluar. Ja çfarë ka shkruar ai. “Bashkimi me Shqipërinë! I pa shmangur,,,, por kur do të viej nuk e dim.! Dëshiroj dhe shpresojë që të pakten fëmijet tanë ta gëzojnë nese ne nuk e arrijmē..! Kjo i bie, sikur për ne që kishte mos shpresē për çlirimin e Kosovës, por ja qe erdhi edhe me gjak edhe me luftë edhe me ndihmen e miqëve të Shqiptarëve. Unë nuk e fajsoj, ‘Presidenten’nëse ajo e ka thenë fjalēn se ; Bashkimi me Shqipërinē i takon shekullit të kaluar, këtë e kan dhënë dhe e kanë cituar edhe politikanët nē Shqipëri, por nuk eshte fjalē e dalun nga shpirti, sepse nuk ka shqiptarë e politikan shqiptarē që nuk e duan bashkimin me Shqipërinë.! Ne nuk jemi nēn likuren e saj…! Gjerat nē politik imponohen. Tamam puna mos me e dashtë dhe e nderuara Presidente Bashkimin me Shqipërinë.! Te gjithë e dim se do te ndodh por urojë që me luftē jo, por me zhvillimin e shtetit tonē në shkallën ekonomike dhe ecurinē e popullit shqiptarē drejtë rrugës Europiane..! I vie koha edhe Bashkimit kombëtarë.! Me respekt Labinot Tahiri Ferizaj, Kosovë e Shqipërisē”.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here