Çka i shkruante kryeimami Sulejman Rexhepi ish shefit të shërbimit sekret maqedon Mijallkov?

0

Portali maqedonas Dokaz.mk(www.dokaz.mk ) ka publikuar një letër që kryetari i  Bashkësisë Fetare Islame, Sulejman Rexhepi i ka dërguar shefit të Drejtorisë së Sigurisë dhe Kundërzbulimit, Sasho Mijallkov.

auto_begh1431673047

Në letrat e publikuara nga ky portal shihet se bëhet fjalë për një dokument informativ zyrtar i institucionit fetar drejtuar shefit të DSK-së, Sasho Mijallkov, një nga figurat kontradiktore dhe që lidhet me skenare të ndryshme në Maqedoni, i cili së fundi ka dhënë dorëheqje.

Sipas dokumenteve të publikuara nga Dokaz.mk, shihet se dokumenti është top sekret dhe se si Rexhepi kishte informuar kreun e shërbimit sekret për disa imamë dhe persona që i përmend me emra dhe i ndërlidh me partitë politike, por edhe me sekte fetare, transmeton ina.

auto_55551431673049 (1)

Në këtë dy dokumente shihet se si ai përmend involvimin e dy partive BDI dhe DR, të cilët si[ shkruan po e pengojnë në arritjen e qëllimit. Dokaz.mk publikon edhe dy dokumentet në fjalë ku shihet letra e plotë. (Dokaz.mk)

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here