Çka i premtoi kryeministri i Kosovës përfaqësuesit të familjes Boletini, Gazmend Boletinit?

0

Gazmend Boletini, përfaqësuesi i familjes Boletini, ka ritheksuar se heroi kombëtar Isa Boletini do të varroset në Boletin.

Megjithatë, ai nuk bëri të ditur nëse ai ka marr pëlqimin e Qeverisë së Kosovës pas takimit me kryeministrin Isa Mustafa.

“Ne e informuam kryeministrin Mustafa pse nuk bënë që Isa Boletini të varroset në Vlorë. Por, ne nuk morëm një përgjigje, përveç se ai na premtoi se këtë do ta bisedoj me diplomatin kosovar, Hashim Thaçi”, tha Gazmend Boletini në Info Magazine të Klan Kosovës.

Kujtojmë se në këtë takim ishte i pranishëm edhe kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, i cili ka thënë se ka kryeministri kosovar, Mustafa, është pro rivarrimit të Isa Boletinit në vendlindjen e tij në Boletin.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here