Çka i kishte thënë Stipe Mesiqi, Sllobodan Millosheviqit në Beograd, e që ja kishte përsëritur edhe në Hagë

0

Ish presidenti i Kroacisë, Stipe Mesiq, në një intervistë për gazetën “Standard” të Austrisë kishte rrëfyer një bisedë interesante me ish kasapin e Ballkanit, Sllobodan Millosheviqin.

“Kam pasur një bisedë me të në një takim të presidiumit, gjatë një darke normale. I thashë: Dëgjo Sllobodan, plani yt nuk është Jugosllavia, por Serbia e Madhe. Por kujdes, sepse sa më shumë të zgjasë kjo, aq më i madh do jetë dëmi, sidomos për serbët. Kjo për shkak se Serbia do shihet si fajtorja kryesore në këtë konflikt dhe bota nuk do ju shohë me sy të mirë, do ju tregojë me gisht. Ty do të varin serbët në rrugën Terazije në Beograd. Millosheviç ishte ulur me një cigare dhe me uiski përpara dhe më shihte. Më pas i thashë: Sllobodan, kam një lutje për ty. Ai më tha: Le ta dëgjojmë! I thashë, kur të të varin ty aty, do të mendosh për mua dhe unë do mendoj për ty. Dhe Millosheviç më tha: Ta shohim se kë do të varin”.

I pyetur nga gazetarja nëse e ka parë sërish atë, Mesiç thotë: “Po, në gjyqin e Hagës, ai si i akuzuar dhe unë si dëshmitar. Dhe i thashë: A të kujtohet biseda jonë?”.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here