Çka e porositë gazetarja Mimoza Koprani, deputeten Teuta Sahatqija?

0

Gazetarja e KTV-së, Mimoza Koprani-Muçaj ka reaguar ashpër ndaj ankesave të deputetes Teuta Sahatqija, rreth incizimeve të “pjesëve të trupit të deputeteve në Parlamentin e Kosovës” nga gazetarët. Ajo ia ka tërhequr vërejtjen Sahatqijes se gazetarët filmojnë e do të filmojnë kur deputetet “vishen në secilën mënyrë që provokon vëmendje”. Koprani-Muçaj ia ka parë për të madhe deputetes Sahatqija për shkakun se po i mbron vetëm koleget e saja deputete e “jo edhe gratë tjera pa dallim”, dhe ia ka përcjellë një rrëfim në video ku një gruaje të rrahur nga burri, polici(institucioni) i thotë “shko dëgjoje burrin se të arrestoj”.
Më poshtë mund të gjeni adresimin e gazetares Koprani-Muçaj në Facebook:

“Po zonja Sahatqija gazetarët filmojnë deputetet dhe deputetët kur ata vishen në secilën mënyrë, e cila provokon vëmendje. Dhe po, prapë do të filmojnë gjokset e deputeteve nëse ato ekspozohen “pa qëllim” në Kuvend.
Po aq sa angazhohesh me i mbrojt koleget, të cilat sërish “pa qëllim” ekspozojnë të parmet e të pasmet kurdo që i vjen rasti, të sugjeroj të angazhohesh e të mbrosh të gjitha gratë pa dallim.
Më poshtë po ta postoj një rrëfim, një grua e rrahur sistematikisht nga burri i saj, e cila nuk mbrohet nga institucionet. Polici (institucioni) i thotë: “shko dëgjoje burrin se të arrestoj”.
Po, po zonja Sahatqija, ju, institucioni, një gruaje të mjerë i thoni ‘shko dëgjoje burrin e ha dajak’. Ju shkoftë mbarë me mbrojtjen e dekolteve e minifundeve sepse punët tjera krejt për së mbari i kemi! “

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here