Çka e nxiti “vrasësin e qmendur” në Çeki të vras 8 njerëz?

0

Vazhdimin e lejes për dy armë nga të cilat 63-vjeçari nga Republika Çeke, Zdenek Kovarž, apo “vrasësi i qmendur”, një elektricist i papunë, i vrau të martën e kaluar 7 burra dhe 1 grua dhe e plagosi rëndë një kameriere, e ka kërkuar në janar dhe e ka fituar atë, por nuk ka arritur ta marrë. Vetëm katër ditë para masakrës atij i kishte shkuar ftesa e mjekut dhe psikologut që të vlerësohet shëndeti i tij mendor, ka thënë shefi i policisë lokale Jaromir Tkadleček, dhe kjo është konfirmuar edhe nga mjeku i vrasësit, raporton radio çeke. “Kur ka kërkuar zgjatjen e lejes për armëmbajtje, familja e tij e ka vizituar mjekun e tij të përgjithshëm dhe ka kërkuar nga ai që të mos e jap pëlqimin për shkak se bëhej fjalë për një njeri mendërisht të trazuar, të rrezikshëm dhe të sëmurë”, ka thënë kryetari i komunës Uhersky Brod, Patrik Kunčar. Por policia dyshon se pikërisht mundësia apo kërcënimi se nuk do t’i vazhdohet leja për dy revolet e tij të cilat ai i kishte në pronësi për 15 vjet mund ta ketë nxitur atë që të hakmerret ndaj shoqërisë dhe autoriteteve. Pronari i restaurantit ku është kryer vrasja ka deklaruar se nuk do ta hap më atë, edhe pse ka qenë një vend shumë i famshëm dhe i preferuar për një pushim dreke.”Është tepër e frikshme kjo përvojë”, ka thënë Karlik duke shtuar se ishte fat që vrasësi nuk kishte shkuar aty gjysmë orë më parë sepse atë kohë në restaurant ishin së paku 80 njerëz e jo 20. Zdenek Kovarž, i cili vuante nga skizofrenia, 3 ditë më parë në Uhersky Brod, një qytet me rreth 17 mijë banor në regjionin Ziln të Çekisë, i kishte vrarë në restaurant 8 veta dhe në fund edhe veten e tij.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here