Çka do të ketë të veçantë takimi i radhës Mustafa-Vuçiq?

0

Qarqet diplomatike në Bruksel i kanë thënë gazetës serbe “Danas” se BE do t’i kërkojë Vuçiqit dhe Mustafës që të nënshkruajnë marrëveshje të veçanta, të cilat janë shumë të rëndësishme për normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve fqinje, transmeton lajmi.net.

Ndërsa, duke pasur parasysh rëndësinë e këtij takimi, në proces, sipas informatave jozyrtare, do të përfshihen aktivisht edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Delegacionet e Serbisë dhe Kosovës në dialogun teknik, gjatë javës së kaluar kanë diskutuar temat si, telekomunikacioni, energjia, Asociaconi i Komunave Serbe, dhe cështja të tjera të pazgjidhura si ajo e “Parkut të Paqes”.

Takimi i së martës mes Vuçiqit dhe Mustafës, llogaritet si më i rëndësishmi mes Serbisë dhe Kosovës, pas atij mes ish kryeministrave Daçiq e Thaçi ku u arrit të nënshkruhet “Marrëveshja e Brukselit”, e cila u cilësua si historike. Rëndësinë e takimit të 23 qershorit, e ka konfirmuar edhe vet kryeministri serb Vuçiq, i cili ka deklaruar se atë ditë e gjithë vëmendja e politikës evropiane, e ndoshta edhe botërore do të jetë me sy kah Brukseli.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here