Çka do të bisedojnë sot liderët e opozitës në lokalet e Vetëvendosjes?

0

Liderët e partive opozitare në Kosovë, Fatmir Limaj i Nismës dhe Ramush Haradinaj i AAK-së do të jenë sot mysafirët e Visar Ymerit të Lëvizjes Vetëvendosje.

Kështu ka bërë me dije lëvizja Vetëvendosje përmes një njoftimi për media, por pa dhënë ndonjë detaj shtesë rreth këtij takimi.

“Nesër, më 13 prill, në orën 14:00, në zyrën qendrore të Lëvizjes Vetëvendosje, mbahet takimi i liderëve të subjekteve opozitare”, thuhet në njoftim.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here