Çka deklaroi Samuel Zhbogar pas vendimit të Kuvendit?

0
Përfaqësuesi Special i BE-së në Kosovë, Samuel Zhbogar, ka thënë se ndihet shumë i zhgënjyer me mosvotimin e Gjykatës Speciale.
Zhbogar këtë deklaratë e ka thënë pas përfundimit të seancës ku deputetët nuk i votuan ndryshimet kushtetuese që do i hapnin rrugë themelimit të Gjykatës Speciale. “Kuvendi i Kosovës mori një vendim dhe është përgjegjësi e tyre. Ata morën atë vendim dhe do ta respektojë, por duhet të them se jam shumë i zhgënjyer. Do të shohim se çfarë ndodh pastaj, nuk e di. Kjo është ajo çka them, nuk e di se çfarë ndodh tutje. Nuk ka më hapa nga Qeveria e Kosovës, mendoj që Kuvendi mori një hap që mos të merret me këtë çështje, kjo është e tëra”, ka deklaruar Zhbogar.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here