“Civilna Zastita” nuk lejon zbatimin e vendimit të Gjykatës,policia tërhiqet

0

Pjesëtarët e të ashtuquajturës “Civilna Zastita” janë treguar shumë më të fortë se specialët e Policisë së Kosovës, të premten, në veri të Mitrovicës, kur janë përballur në një rast të ekzekutimit të një vendimi të gjykatës, sipas të cilit, Alush Alushit i njihet e drejta e kthimit në shtëpinë e tij në veri të qytetit, shtëpi e cila aktualisht është e uzurpuar nga një serb, Danillo Iliq.

Struktura paralele e sigurisë, “Civilna Zastita”, për të cilët politikanët kosovarë thonë se është shpërbërë, të përkrahur nga një numër goxha i madh i serbëve të veriut, janë mbledhur para shtëpisë së Alushit, në të cilën ndodhet familja Iliq, dhe nuk kanë lejuar kthimin e tij.

Në të vërtetë, ata nuk kanë lejuar që familja e Iliqit të largohet nga shtëpia, kështu që vendimi i gjykatës ka mbetur pa u zbatuar

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here